Ivanovit i kërkojnë të shpall gjendje lufte, ja kush

Grupe nacionaliste maqedonase të mbështetura nga qarqe ruse në Maqedoni, pas protestës së dhunëshme mbrëmjen e së dielës, sot kanë kërkuar që presidenti Gjorge Ivanov të shpalle gjendje lufte nëse vjen deri edhe te një përplasje midis protestuesve dhe policisë, njofton Zhurnal.

“Edhe një gjest i këtill i dhunës, do të nënkuptonte që Presidenti Ivanov do të jetë i detyruar që: 1. Ti aktivizojë garancat dhe ta suspendojë Zaevin, 2. të shpall gjendje lufte, ta aktivizojë armatën si komandat suprem dhe ta supendojë strukturën e tanishme fashiste. Në rast se Ivanov rradhite pas popullit të tij dhe e mbron atë, atëherë do të fitojmë”, thuhet në shkrimet e protagonsitëve që mbështesin ndikimin pro rus në Maqedoni dhe trazirat e vendit dhe rajonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu