Ivanovski: Në këtë shekull në Maqedoni nuk arritëm të bëjmë regjistrimin e popullsisë

Gazetari maqedonas Hristo Ivanovski në TV Nova ka folur rreth situatës aktuale politke në Maqedoni. Ai si problem kryesor vlerësoi se është regjistrimi i popullsisë, që sipas tij shteti as në shekullin 21 nuk arrinë ta bëjë një gjë të tillë.

“Ka rregulla se si bëhet një shtet, Maqedoninë disa e thërrasin Bizanti, por ata shumë shekuj më parë arritën të bëjnë regjistrime shumë precize. Ndërsa, ne në shekullin 21 akoma nuk mund të bëjmë regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që Maqedonia mos të jetë vetëm e maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe e etnive tjera dhe të jetë multietnike ashtu siç ka qenë shekuj me rradh”, deklaroi Ivanovski.


4 KOMENTET

  1. Viti 2025 do te jen 50% shqiptar,-50% maqedon, turq, rom, bulgar etj. Ndoshta ky asht shkaku qe dojn me ba federalizim tash se ma von mujn me humb krejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu