Izet Haxhia: Berisha vrau djemtë e Tropojës, s’guxoi të shkonte as në kullën e tij

Pas deklaratës se ish kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga çadra e opozitës ku tha se Rama ka diskriminuar dhe përçmuar veriun e vendit, ka reaguar ish-truproja e tij Izet Haxhia.

Haxhia thotë se me qindra djem të Tropojës humbën jetën, vetëm për arsye të urrejtjes që kishte Berisha për vendlindjen e tij.

“Nqs ka njeri në këtë vend që së paku i takon të heshtë e të mos hapë gojën përsa i përket ndasive e përçarjeve krahinore është “veriori” Berisha. Sepse ai regjim që shtypi me zjarr e hekur me batalionet e brigadat e ndjekjes, të gjithë antikomunistët e veriut, e mori këtë pervers me valixhe druri , që nuk guxonte të shkonte as në pushimet e verës në kullën e tij për shkak të perversitetit të vet dhe i dha strehë, e shkolloi dhe pas këtij shkollimi i dha shanset që të vazhdonte punën e jetën në kryeqytet edhe pse ishte “verior”.

Shans që shumë veriorë të tjerë as që mund ta ëndërronin. Jo vetëm që i dha këtë shans, por falë aftësive të tij “gojore” e komunikuese, arriti të futej deri në strofullat e kupolës “jugore” komuniste herë si varkëtar e herë në balle të oxhakut.

Falë këtyre njohjeve e shërbimeve që u bëri kupolës komuniste, ai ishte i zgjedhuri i tyre në stafetën e ndërrimit të sistemeve dhe emrave të partive që u quajt pluralizëm. Misionin e ngarkuar ai e kreu me sukses të plotë.

Bashkë me misionarë të tjerë, grabiti partinë e parë opozitare. Pasi mblodhi rreth vetes të gjithë spiunët e çdo lloji u kujdes t’i jepte damkën kësaj partie si partia e “veriorëve”.

Ishte kjo një strategji e menduar mirë në skutat e errëta të Beogradit e Athinës. Kjo “damkë” që dhandrri i Serbisë i dha me djallëzi PD, si parti e veriorëve u përdor në skenarin vëllavrasës të 1997 për të përçarë e futur ndasitë krahinore mes shqiptarëve.

Vetë armatosja e PD me armët e shtetit dhe ndërsimi i paramilitarëve të armatosur nga Shaba me urdhër të marshallit kundër jugut “komunist” ishte pjesë e strategjisë dhe skenarëve vëllavrasëse, jug -veri.

Edhe pse dështoi me turp në atë skenar vëllavrasës të vitit të mbrapshtë 1997, ka pafytyrësinë dhe guximin edhe sot pas 20 vitesh, e na bën kërcënime në emër të veriut. Del e bën kërcënime ky bastard që është skenaristi dhe frymëzuesi i përgjakjes së vendlindjes së vet, Tropojës.

Në atë skenar vëllavrasës humbën jetën me qindra djem të Tropojës, vetëm për arsye të urrejtjes që kishte ky bastard për vendlindjen e tij, ngaqë e përzuri me 10 janar 1991 nga mitingu i parë i PD.

Nuk e di a e urren “kozmopoliti ” Rama veriun apo verioret, edhe po i urren, kujt i rruhet për Ramën apo ata që urrejnë veriun apo jugun, e rëndësishme është që dashuria dhe respekti që kemi ne shqiptarët veriorë dhe jugorë, për vendin tonë në çdo cep të tij, është shumë herë më e madhe se urrejtja që kërkon të mbjellin kukuvajka të tipit Berisha”, shkruan Haxhia, përcjell shqiperiaime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu