Izet Haxhia rrëfen provën që “fundos” Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës ka marrë në dorë vendimin e ekstradimit në Shqipëri.

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi t’i hapë rrugë ekstradimit për në Shqipëri të Haxhias, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari.

Në një lidhje me Skype me Neës 24 ai ka thënë se në Turqi ka vuajtur 5 vite burg, në një nga më famëkeqit në këtë vend.

Izet Haxhia deklaroi se ai disponon disa tabulate telefonike të cilat tregojnë se nuk është ai që ka folur me Azem Hajdarin në pritë, ku më pas u vra.

“Kam tablatet telefonike, nuk kam qenë unë i fundit që kam telefonuar, nuk e kam nxjerr unë në pritë. Ka qenë Berisha ai që ka folur me Azem Hajdarin disa herë”, deklaroi Haxhia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu