Izet Mexhiti: Qëndrojmë fuqishëm përkrah Ukrainës

Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti me ftesë të presidentit të Ukrainës po qëndron në Odesa ku po organizohet Samiti “Ukrainë-Evropa Juglindore”, transmeton TV21. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Mexhiti në rrjetin social Facebook i cili shkuran: “Sot, me ftesë të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, po qëndroj në Odesa, ku po organizohet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin tonë dhe gjithë kontinentin”.

Ndër të tjera, Mexhiti thekson se Maqedonia e Veriut qëndron fuqishëm përkrah Ukrainës, ndërsa shton se ky Samit shtë një moment kyç për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu