Izetbegoviq: Serbia nuk ka ku në Ballkan që këto 30 vite ka shkaktuar probleme

Kryetari i partisë boshnjake SDA në Bosnjë, Bakir Izetbegoviq ka theksuar se Serbia është ajo që për 30 vjet ka kriju probleme dhe shkatërrim në Ballkan.

“Nëse Rusia dhe Serbia do të donin paqe, do ta kishin që të nesërmen. Rusia po shkatërron Ukrainën. Serbia është shkatërruese në Ballkan. Nuk ka ku ajo nuk ka shkaktuar problem në këto 30 vjet. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në vend që të ulin topin, në vend që të paguajnë dëmet dhe në vend që të sillen në mënyrë të civilizuar, ata janë përsëri burimi i problemit. Nëse ata do të donin paqe për veten dhe për ne, ata do ta kishin atë tashmë sot”, deklaroi Izetbegoviq.

Ai këtë e ka ndërlidhur edhe me zhvillimet e fundit provokuese në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu