Izraeli godet drejtuesit ushtarakë të Iranit – eliminohen edhe dy gjeneralë të lartë

zraeli eliminon dy gjeneralë të lartë iranianë, sulmet po vazhdojnë ndaj drejtuesve ushtarakë të Iranit.

Izraeli ka goditur përsëri udhëheqjen ushtarake të Iranit, duke eliminuar dy zv/kryetarë të Shtabit të Përgjithshëm iranian.

Bëhet fjalë për Mehdi Rabbani, përgjegjës për operacionet, dhe Gholamreza Mehrabi, kreun e inteligjencës.

Në një video të publikuar, komandanti i ri i Gardës Revolucionare, Ahmad Vahidi, paralajmëron se hakmarrja do të vazhdojë “sa të jetë e nevojshme”.

Paraardhësi i tij, Hossein Salami, u vra dje në një tjetër sulm të Izraelit, shkruan timesofisrael.

Ndërkohë, ushtria izraelite njofton se po vazhdon të synojë objektivat raketor brenda territorit iranian, duke goditur dhjetëra lëshues raketash tokë-tokë.

Këto sulme janë pjesë e një fushate më të gjerë që synon dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit.

Lajmet për sulmet gjatë natës përfshijnë goditje në disa objekte kyçe, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, duke rritur tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu