Izraeli godet një shkollë në Gaza, rëndohet bilanci tragjik

35 palestinezë humbën jetën nga një sulm ajror i ushtrisë izraelite në një shkollë brenda kampit të OKB-së për refugjatët në Nuseirat, një zonë e banuar 10 kilometra në jug të qytetit të Gazës.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ushtria izraelite tha se kishte goditur me raketa me precizion të lartë dhe kishte vrarë 30 militantë ekstremistë që strehoheshin aty. Por përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit thanë se viktimat janë civilë.

Në shkollë që administrohet nga programi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara për Palestinën ishin strehuar refugjatë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre nga zona të ndryshme në luftim në Rripin e Gazës.

Trupat e viktimave dhe të plagosurve u dërguan në një spital që ndodhet aty pranë. Sulmi konsiderohet si një prej më të rëndëve të kryer në Rripin e Gazës që prej nisjes së ofensivës kundër Hamasit, ndërsa numri total i viktimave palestineze në 8 muaj luftë është gati 37 mijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu