Pas pastrimit të Lëvizjes BESA po shfaqet interesim i jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e kësaj lëvizje, ku së shpejti priten inkuadrime të reja nga profesionistë dhe ekspert të ndryshëm. Shumica e këtyre profesionistëve dhe ekspertëve kanë deklaruar se pas pastrimit të BESËS që ndodhi në janar të këtij viti, është hapur mundësia e mirë që profesionistët e sferave të ndryshme të jenë aktiv në Lëvizjen BESA, duke e rikthyer edhe njëherë shpresën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Ditëve në vijim priten të inkuadrohen sociolog, ekonomist dhe politikologë të dalluar nga intelektualët shqiptarë, duke kontribuar që gjendjen e rëndë dhe të nëpërkëmbur të shqiptarëve ta kthejnë në shpresë dhe freski të re.
Freskia që do të ndodh në Lëvizjen BESA, pritet të sjell risi në ndryshime shoqëroro-kulturore të shqiptarëve, me çka do të jetë edhe si pikënisje e ngritjes dhe vetëdijes shqiptare në Maqedoni.










