Ja çfarë kërkojnë dhe ofrojnë partitë shqiptare në zgjedhjet e 12 Prillit

Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut tashmë kanë hartuar programet politike për zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 12 prillit. Në shumicën e këtyre programeve theksohet rëndësia e integrimeve euroatlantike, por edhe barazia mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por edhe komuniteteve tjera.

Platforma e BDI-së parasheh respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, e Prespës, e fqinjësisë së mirë, bashkë me vetingun, sundimin e mirëfilltë të ligjit dhe drejtësisë joselektive, integrimi i pandërprerë dhe i papenguar, të përcjellura me krijimin e vendeve të punës për të gjithë, zhvillimin dhe rininë.

Objektivi programor dhe oferta politike e ASH-së dhe Alternativës ndaj qytetarëve do të jetë, funksionimi i shtetit ligjor, barazia politike, zhvillimi ekonomik, perspektiva euroatlantike, mirëqenie ekonomike, arsimi cilësor, shëndetësia, kultura, hapja e vendeve të reja të punës, forcimi i sektorit privat, parandalimi i migracionit etj.

Ndërkaq, programi i Lëvizjes BESA është bazuar në katër shtyll dhe atë Barazisë, Ekonomisë, Stabilitetit dhe ndërtimit të Ardhmërisë të sigurt.

Partia Demokratike Shqiptare në programin e saj kërkon buxhet me shpërndarje të barabartë, gjegjësisht 30 për qind për shqiptarët. Përpos kësaj PDSh kërkon edhe demokraci konsensuale dhe Parlament dydhomësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu