Nga policia konfirmojnë incidentin në selinë e BDI-së dhe thonë se dy persona kanë përfunduar të plagosur në spitalin e Tetovës.
“Sipas informatave që tani për tani i posedon Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, rreth orës 18 e 20 min pasdite, në rrugën 167 në Tetovë ka ndodhur dhe është paraqitur incident me plagë të gjuajtjes, sigurisht prej armë zjarri kanë përfunduar dy persona, identiteti i të cilëve deri në këtë moment nuk është i njohur të dy personat, janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku u ofrohet ndihmë mjeksore.
Menjëherë pas paraqitjes së rastit, në vendin e theksuar janë dërguar shërbimet policore ku po merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e arsyeve dhe rrethanave ku ka ndodhur rasti, për identifikim dhe gjetje të të gjithë të involvuarve. Nuk e dijmë as identitetin e as gjendjen e tyre shëndetësore deri më tani”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë. /SHENJA/