Ja çfarë thotë Ibrahimi për takimin e sotëm me Zaevin

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh deputet, Zekirija Ibrahimi ka thënë për gazetën KOHA se takimi i sotëm me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev ka ndodhur spontanisht dhe i paplanifikuar më parë. “Takimi me drejtuesit e LSDM-së është në frymën e takimeve që realizohen këto ditë për të ardhmen e shtetit.

Megjithëse takimi ishte joformal, mund t’ju them se kemi këmbyer ide se si mund të kthehet vendi në agjendën euro-atlantike, se cili duhet të jetë kursi i shtetit në të ardhmen dhe se si mund të bëhet kjo. Ka qenë një takim për parimet e mundshme e një bashkëpunimi të ardhshëm pa ndonjë gjë konkrete”, është shprehur për KOHA, Ibrahimi. Ndryshe, vet Zaevi u shpreh se takimi me kreun e BESËS është i zakonshëm dhe se takime të tilla ka planifikuar edhe me partitë tjera shqiptarë, pa u përgjigjur nëse tashmë të njëjtëve u ka dërguar ftesë./koha.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu