Ja ç’farë thotë kryeministri Bullgar për Maqedoninë

Tema të interesit të përbashkët, me fokus në bisedimet për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë do të shqyrtohen  në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy vendeve, e cila do të mbahet më 23 nëntor në Strumicë, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare. Paraprakisht, edhe Qeveria e Maqedonisë, kumtoi MIA, solli vendime për mbledhje të përbashkëta me Bullgarinë, si dhe me Shqipërinë më 2 dhjetor.

Mbledhja e dy qeverive do të përfundojë me vendosjen e kurorës me lule në përmendoren e presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski.

Mbajtja e mbledhjes së përbashkët ishte dakorduar gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Bojko Borisov në fillim të gushtit, kur u nënshkrua Marrëveshja për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë mes dy shteteve./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu