Ja çfarë thotë Sheqerinska për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (VIDEO)

“Nuk është e saktë se për momentin që tani duhet të bëjmë debat filozofik ose kushtetues në lidhje me atë se a është gjuha shqipe zyrtare ose jo.

Në pajtueshmëri me amandamentet, që nga viti 2001/2002, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ashtu sikur ajo është e rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet”.

Jemi zotuar se do të qëndrojmë pas zgjidhjes që çështja e gjuhës shqipe të zgjidhet në korniza të Kushtetutës dhe e njëjta maksimalisht do ta zgjerojë përdorimin e gjuhës shqipe në bazë kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shqerinska gjatë emisionin “200” në “Alsat M”.

Sheqerinska nuk foli shumë për ligjin e ri për gjuhën shqipe, por vetëm që “komunikimi i shkrimit zyrtar me institucionet e vendit në nivel republikan, do të jetë në gjuhën amë, pra shqiptarët në gjuhën shqipe do t’i kërkojnë dhe do t’i marrin dokumente, informatat apo shërbimet”.

Në lidhje me çështjen e koalicionimit mes BDI-së dhe LSDM-së, Sheqerinska thotë se në partinë e Ahmetit, ka njerëz që duan të vazhdojë bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu