Ja çfarë thotë VMRO-DPMNE për tentimin për djegien e shtëpisë së alfabetit në Manastir

VMRO-DPMNE ka dënuar incidentin me demolimin e Shtëpisë së Alfabetit duke thënë se kjo është një ngjarje e izoluar dhe duhet të dënohet nga ana e të gjithëve, me qëllim që të pengohet keqpërdorimi i saj për qëllime partiake dhe politike.

“VMRO-DPMNE vlerëson se kujdesi për  historinë dhe kulturën e çdo popullit është e drejt elementare dhe element i rëndësishëm në një shoqëri  multi-kulturore, siç është edhe Maqedonia”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Partia i bën thirrje policisë që  sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe fajtorët të sanksionohen.

“Ky incident është tentim i disa skenaristëve të shkaktojnë defokusim nga zhvillimet aktuale politike në shtet. Apelojmë që mediat të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje dhe të bien nën manipulime, të cilat dikush dëshiron t’i shkaktoj në opinion, sepse pikërisht ky është edhe qëllimi i tërë kësaj strukture e cila edhe në të kaluarën ka tentuar që incidenteve të caktuara të ju jep konotacione politike”, thuhet në komunikatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu