Ja çfarë urdhrash do të nënshkruajë Trumpi pasi të bëjë betimin

Duke filluar sot mbasdite, dhe në ditët e ardhshme, Donald Trump do të nënshkruajë urdhra ekzekutivë “për zbatimin e axhendës për ndryshim të vërtetë”, tha zëdhënësi Sean Spicer.
Presidenti i zgjedhur “ende është duke punuar në përparësitë e tij në fusha që ai do të bëjë ndryshime” shtoi zoti Spicer.

Zoti Trump me këto veprime mund të shfuqizojë menjëherë disa nga politikat e presidentit Barack Obama.

Nënpresidenti i zgjedhur, Mike Pence tha se ai dhe zoti Trump do të jenë gati “të fillojnë t’i shërbejnë popullit amerikan që në ditën e parë”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu