Ja cilat janë masat e reja shtrënguese që të hënën mund t’i propozohen Qeverisë së Maqedonisë

Pas mbledhjes së mëngjesit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kumtoi masat shtesë që janë menduar të ndërmerren për parandalim të përhapjes së koronavirusit. E para është kufizimi deri në 50% i udhëtarëve nëpër autobusë, e dyta ndalesë për çdo ngjarje (evente), dhe e treta në orën 23 të ndalojë puna e çdo operatori ekonomik.

Nëse do të shihet se është e nevojshme, këto masa të hënën do t’i propozohen Qeverisë. Filipçe tha se konsiderojnë se këto masa do të ndihmonin në menaxhimin e koronavirusit.

Një pako me masa restriktive tashmë është dorëzuar në Qeveri. Është propozuar ndalesë për numër të madh të mysafirëve në shtëpi, ndalesë për mbledhje në grup të njerëzve si dhe mbajtje e maskës në mjedise të hapura.


1 Koment

  1. ju nuk jeni normal qe luni me
    popullin
    po as qe ekziston virusi ju qe luni me kta masat her kshtu e her ashtu
    kush karin jeni ju politikanet me dit ju se qfar duhet te behet
    ju jeni askush

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu