Ja cilin shtet konsiderojnë aleat shqiptarëve të Maqedonisë!

Analiza e Institutit për demokraci “Societas Civilis” ka nxjerrë të dhëna interesante për atë se kë konsiderojnë shqiptarët si partner më të mirë të Maqedonisë.

Sipas rezultateve të sondazhit, 32,2% e shqiptarëve konsiderojnë se partneri më i mirë është Bashkimi Evropian, ndërsa 28.3% konsiderojnë se partner më i mirë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Albeu.com.

Pas SHBA-ve, me 15.9% e treta renditet Turqia ndërsa e katërta Gjermania me 11.6%. E fundit renditet Rusia e cila shihet si partneri më i mirë i Maqedonisë nga 9% e shqiptarëve.

Nëse këto shtete grupohen dhe mblidhen, del që 75.1% e shqiptarëve të Maqedonisë shprehen se shohin njërin prej shteteve përendimore si aleat më të mirë të Maqedonisë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu