Disa media online transmetuan lajmin për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha. Gjithçka u përhap nga një profil në rrjetet sociale me emrin Lenka Çuko. Njoftimi i dhënë përmes këtij profili fillimisht u dha nga një portal dhe më pas qarkulloi në 3-4 të tjerë, deri në sqarimin e së vërtetës.
Nusja e djalit të madh të diktatorit, Teuta Hoxha flet rreth situatës së krijuar. Ajo thotë se nuk ka asnjë të vërtetë tek informacionet e përhapura.
“Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, madje nuk është as e sëmurë”, ka komentuar shkurt ajo.
Ndërkohë, Muharrem Xhafa, kryetar i PPSH-së, mohon lajmin e vdekjes së ish- gruas së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.
Xhafa shkruan se ajo gëzon shëndet të plotë dhe se lajmi i përhapur nuk është i vërtetë./Syri3










