Ja fjalët e Ismail Kadaresë për humbjen e Adem Demaçit

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, dhe bashkëshortja e tij, Helena, i kanë shprehur ngushëllimet familjes Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar Adem Demaçit.

Në telegram Ismail dhe Helena Kadare e cilësuan si tronditje të rrallë vdekjen e mikut të pazëvendësueshëm, të cilin e konsideruan “të domosdoshëm si rrallëkush për kombin”.

Ngushëllimi i dërguar familjes Demaçi:

“Të tronditur si rrallë herë në jetë, ju dërgojmë ngushëllimet tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë, mikut të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm si rrallëkush për ne dhe për kombin”.

Ismail dhe Helena Kadare


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu