Ja fotoja e veteranit të UÇK-së që bëri vetëvrasje mbrëmë (FOTO)

Gjatë ditës së premte ai kishte vizituar të afërmit e tij para se të kryente aktin e vetëvrasjes në mbrëmje.

Veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Njazi Bytyqi, nga Ferizaj, i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje mbrëmë.

Mesohet se i ndjeri ishte përballur me veshtërsi shëndetësore që nga paslufta, ai ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”.

Miqtë e tij tashmë kanë publikuar fotografi të të ndierit në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij.

Ai kishte vendosur që t’i jap fund jetës në një datë mjaft historike, pasi më 10 qershor të vitit 1999,kishin perfunduar bombardimet ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe, pas një lufte të ashpër që e kishte zhvilluar UÇK’ja me forcat serbe.

Më poshtë, ju sjellim fotografi të ish-vetaranit Njazi Bytyqit, i cili në njërën prej tyre shihet duke përqafuar fëmijët në ditën e çlirimit në qershot të 1999.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu