Ja ku “merr zemër” Greqia në fërkimet me Turqinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij është “gati të përballet” me çdo kërcënim ndaj sovranitetit të tij, duke aluduar në Turqinë, e cila akuzon Greqinë për “pushtimin” e ishujve në detin Egje.

Ne jemi gati të përballemi me të gjithë ata që na kërcënojnë duke zbarkuar në ishujt tanë, në territorin tonë”, tha ai pas bisedës në Pallatin Elysee me presidentin francez Emmanuel Macron.

Dhe është e qartë, edhe për Turqinë, se ku “merr zemër” Greqia, kush qëndron pas saj në fërkimet me fqinjin lindor. Kryeministri grek falënderoi Francën për mbështetjen e vendit të tij “përballë provokimeve turke” dhe shtoi se Athina është gjithmonë e hapur për dialog.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi së fundmi Greqinë për “pushtimin” e ishujve të detit Egje, të cilët janë grekë, por ku nuk mund të vendosen ushtarë grekë.

Ai paralajmëroi se forcat e armatosura turke mund të “mbërrijnë shpejt për të bërë atë që është e nevojshme” në ato ishuj.

Nga ana tjetër, një ndër nxitësit e kësaj situate, Macron, i vlerësoi si të papranueshme “provokimet dhe deklaratat që vënë në dyshim sovranitetin e Greqisë” dhe përsëriti se Franca “në mënyrë të qartë dhe të vendosur” e mbështet Greqinë.

Ne nuk do të lejojmë që të mbizotërojë asnjë çrregullim, veçanërisht në Mesdheun Lindor”, shtoi Macron.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu