Ja ku mund të përfundojë Xhaka pas largimit nga Arsenali

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të radhës. Futbollistit shqiptar iu hoq shiriti i kapitenit pas incidentit që pati me tifozët. Tani duket se reprezentuesi i Zvicrës është afër kalimit te një tjetër gjigant evropian, dhe bëhet fjalë për kampionatin italian.

Milani raportohet se është duke treguar interesim për mesfushorin 27-vjeçar. Xhaka pas aksidentit në ndeshjen ndaj Crystal Palace, nuk e ka bërë asnjë paraqitje me “topçinjtë”. Nga ana tjetër gjiganti italian, vazhdon me formën e dobët dhe dëshiron të blejë disa lojtarë gjatë afatit dimëror.

Për “Rosonerët”, kosovari si duket është mesfushori adekuat që duhet të luaj në “San Siro”. Sipas disa mediave angleze, trajneri Unai Emery, ka vendosur që edhe ndeshjen e radhës të mos e thërras Xhakën.

Kujtojmë se së fundmi është raportuar se Milani kanë shprehur interesim edhe për yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu