Ja kur do të vendos Gjykata Kushtetuese për mandatin e kryetarëve të komunave

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë të mërkurën, do të shqyrtojë iniciativat për shfuqizimin e dy neneve nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe të Kodit Zgjedhor, me çka do të mundësoj që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të mbesin në funksionin e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Gjykata javën e kaluar ka njoftuar se me dy iniciativa të reja e zgjeron agjendën e seancës të caktuar më 10 maj, në të cilën në rend dite kanë qenë vetëm dy iniciativa për çështje jo aktuale.

Si pika e tretë të mërkurën është paralajmëruar shqyrtimi i iniciativës për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e “nenin 35 pika 1 dhe nenit 49 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 16 pika 1 dhe neni 16 pika 1 në pjesën ‘pjesa e parë në maj’ nga Kodi Zgjedhor”. /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu