Ja kur miret vendimi për referendumin nga Zaev dhe Mickovski

Edhe nëse opozita maqedonase nuk ndryshon mendjen gjatë periudhës në vazhdim, nuk do të pengohet organizimi dhe mbajtja e referendumit për marrëveshjen me Greqinë. Brenda kësaj jave pritet që të meret edhe vendimi përfundimtar lidhur me shpalljen e referendumit, ndërsa vendosmërinë për të shkuar deri në fund edhe pa opozitën e ka konfirmuar vetë kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në profiling e tij zyrtar në Facebook.

Zoran Zaev, kryeministër:

“Atdheu do të jetë. Maqedonia do të bëhet anëtare e BE dhe NATO-s. Përjetësisht do të jemi maqedonas dhe përjetësisht do të flasim gjuhën maqedone”.

Ky mesazh vjen pas takimit të djeshëm të liderëve ku nuk u arrit marrëveshja për referendumin. Kryeministri Zaev paralajmëroi se referendum do të zbatohet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, nga e cila u kërkua që të mos i bëjë thirrje anëtarësisë që ta bojkotojë

Ndërkaq nga partia të cilën e drejton kryeministri, LSDM, kanë auzuar edhe një herë kreun e VMRO-DPMNE-së se në bisedimet me liderët e partive të tjera ka kushtëzuar referendumin me kërkesën për amnesti të Nikolla Gruevskit.

LSDM:

“Mickoski pa turp e kushtëzon marrëveshjen dhe referendumin e ardhshëm, me amnisti të kriminelëve të familjes dhe mentorit të tij Nikolla Gruevski. Për shkak të amnistisë së kriminelëve, Mickoski po përpiqet ta shtyj Maqedoninë në greminë, ta shtyj në izolim dhe pa siguri. Jo serioziteti i tij dërgon në atë që të ngelemi vetëm, të izoluar nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa ikja e tij nga përgjegjësia dërgon në konflikt, ndarje dhe padrejtësi”
Por një ditë pas dështimit të bisedimeve, as Mickovski nuk ka qëndruar duarkryq. Ai u ka dërguar nga një letër qytetarëve të komunës Qendër, në të cilën kërkon që të ngritin zërin deri sa të mos e bëjnë Maqedoninë “të fortë dhe të pamposhtur. Në letër ai shkruan se në periudhën e LSDM-së, frika e ka zëvendësuar demokracinë, jo morali e ka zëvendësuar moralin, ndërsa mos principet i kanë zëvendësuar principet.

Kristian Mickovski, VMRO-DPMNE:

“Korrupsioni dhe krimi po lulëzojnë si asnjëherë më parë, brenda natës u krijuan njerëz të paprekshëm, ligji nuk vlen njëjtë për të gjithë. Po luajnë me fatet njerëzore, me fatet e djemve të vrarë në Smillkovë, me fatet e policëve të vrarë në lagjen e Trimave. Nepotizmi është vetia kryesore për punësim. Po bëhen këshilltarë njerëz jo kompetent dhe kriminel”

Pas përfundimit pa sukses të takimit të djeshëm mes katër liderëve partiak, kryeministri Zoran Zaev la shumë pak shpresa për vazhdim eventual të bisedimeve, ndërsa akuzoi liderin e opozitës se gënjen dhe nuk din çfarë dëshiron. Ndërkaq Mickoski u arsyetua se dallimet kanë të bëjnë vetëm me formulimin e pyetjes së referendumit dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bisedimet.Arben Zeqiri /SHENJA/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu