Mandatari Zoran Zaev dorëzoi në orët e para të mëngjesit propozimin për formimin e Qeverisë së re. Sipas afateve të përcaktuara, kryeparlamentari Talat Xhaferi për nesër në ora 11:00 ka caktuar seancën parlamentare.
Për Qeverinë e re, Kuvendi duhej të votoj deri të mërkurën në mesnatë, ndërsa për zgjedhjen e saj duhet votuar 61 nga 120 deputetë. Koalicioni qeverisës përbëhet nga 62 deputetë, pas marrëveshjes finalizuese mes LSDM, BDI dhe Aleancës për Shqiptarët./ina










