Ja kush do ti prijë listës së këshilltarëve të ASH-AAA në komunën e Likovës

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për këshilltar komunal në komunën e Likovës.

Bartës i saj do të jetë Ejup Jakupi nga fshati Mateç, i diplomuar në shkencat kompjuterike,aktivist i devotshëm dhe njeri me vlera të larta, njoftuan nga koalicioni ASH-AAA.

“Në komunën tonë është dëshmuar që kemi nevojë për një mendësi të re politike, koncept ndryshe nga politikat aktuale ku për fokus do të ketë, përmirësimin e jetës së qytetarit. Mendësia e re duhet të paraqitet me figura të reja dhe njerëz të përgatitur intelektualisht e me moral të lartë, gjë të cilën e kanë dëshmuar dy subjektet politike Aleanca për Shqiptarët & Alternativa.

Duke u nisur nga ky parim, bartës i listës sonë fituese do të jetë Ejup Jakupi”, theksuan nga koalicioni, që kandidat për kryetar komune ka prof.dr. Arsim Idrizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu