Ja kush e këshilloi Presidentin Ivanov që të mos i jepte mandatin Zaevit

Ekspertët të cilët ka thirrur presidenti Gjorgje Ivanov që të mos i japë mandatin Zoran Zaevit janë ish ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski dhe bashkëshortja e tij, Filimena.

Natën kur në vizitë të fshehtë tek Ivanovi ishte Nikolla Gruevski i cili ishte ndalur pesë orë atje, me të bashkë kanë qenë dhe Manevski dhe bashkëshortja e tij, njofton A1on.

Nga burime të sigurta mësohet se atë natë është formuar strategjia dhe fjalimi i Ivanovit që të arsyetohet të mos i japë mandatin Zaevit edhe pse i kishte vënë kusht të ketë shumicë prej 61 nënshkrimesh derisa ai kishte siguruar tashmë 67./Albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu