Drejtori i Gjimnazit shtetëror “Mirçe Acev” në Prilep është filmuar nga nxënësit e kësaj shkolle duke folur kundër gjuhës shqipe dhe rrezikut që sjell dygjuhësia në Maqedoni.
Një nga nxënësit shihet duke replikuar me drejtorin duke i thënë se në një institucion arsimor është e ndaluar të flasësh për politikë, por drejtori nuk e ka marrë parasysh këtë gjë, përcjell “Lajm”.
“Nëse ndodh aplikimi i gjuhës shqipe, nëse ndodh vendosja e simboleve shqiptare në monedha, nëse ndryshon himni, flamuri…”, ka thënë drejtori i shkollës.
“Drejtor, a nuk është turp të mbani fjalime politike në shkolla?”, ia kthen një nga nxënësit.
Nuk është hera e parë që profesorë që mbështësin VMRO-në të flasin nëpër shkolla për çështje politike, madje analistët e kanë dënuar këtë gjë dhe kanë kërkuar që fëmijët të mos përzihen në të tilla çështje.
Ndërkohë, ende nuk është marrë asnjë masë ndaj drejtorit të gjimnazit “Mirçe Acev”. /albeu