Ja kush fitoi zgjedhjet në Bullgari, dalin anketat e para pas votimeve të sotme

Sipas Exit poll-eve të para Bojko Borisov nga partia GERB është fitues i zgjedhjeve në Bullgari, ndërsa kryeministri i deritanishëm Kiril Petkov është radhitur i dyti, transmeton INA, duke u thirrur në mediat bullgare.

Në Kuvendin Popullor do të hyjnë shtatë parti sipas parashikimeve të para të agjencive bullgare, raporton BTV.

Të dy sondazhet e “Alfa Research” dhe “Market Link” tregojnë se GERB e Bojko Borisovit do të fitojë 25.5 % të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari.

Në të dyja exit poll-et diferenca mes përqindjeve është shumë e vogël. Dhe këto sondazhe zakonisht përputhen me rezultatet zyrtare.

Sipas anketës së “Alfa Research”, Koalicioni GERB-SDS do të fitojë 25,5 për qind të votave, i dyti do të jetë “Vazhdojmë me ndryshimet” e Kiril Petkovit me 19,9 për qind. Më pas vjen DPS me 14,4 për qind, BSP me 10,2 për qind, populisti Vzrazdane me 10 për qind, Bullgaria Demokratike me 7,9 për qind dhe “Ka popull” e Slavi Trifonov me 4,2 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu