Ja kush ishte çifti shqiptar që shkëlqeu ‘kuqezi’ në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve nga FIFA (FOTO)

Granit Xhaka po merr pjesë në ndarjen e çmimeve të FIFA-s, por natyrisht se aty ai nuk është i vetmuar.

Në shoqëri të tij është e fejuara Leonita Lekaj, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve.

Graniti dhe Leonira u shfaqën në një kombinim kuq e zi, ku Graniti në veshjen e tij serioze ngjyrë të zezë kombinohej perfekt me Leonitën, e cila dukej tejet, tejet seksi.

Bukuroshja brune zgjodhi një fustan të kuq të hapur në pjesën e gjoksit dhe të këmbëve, me flokë të shtrira dhe makijazh të thjeshtë, çka e bën atë të duket tejet seksi.

Në këtë ceremoni Graniti nuk ka ndonjë nominim, teksa konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

Ai është në sezonin e tij të dytë me Arsenalin e Londrës, qytet ku edhe po mbahet ndarja e çmimeve nga FIFA.

Graniti dhe Leonita prej disa kohësh janë të fejuar, ndërkohë që lidhjen e nisën një vit më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu