Bashkimi Demokratik për Integrim refuzoi të bashkëpunoj me VMRO-në për formimin e qeverisë së re.
Siç mëson INA, shumica antarëve të kryesisë së BDI të njohur si “krahu i luftës” si Sadulla Duraku, Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Rafiz Aliti dhe Xhevat Ademi ishin kundër koalicionit me VMRO, ndërsa dy emrat e njohur për publikun si të afërt me VMRO-DPMNE, Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi janë për koalicion me VMRO-në dhe po lobojnë për këtë gjë.