Ja kush janë dy politikanët shqiptarë të pranishëm në inagurimin e Trumpit

E gjithë vëmendja e botës është e përqëndruar në Uashington, aty ku po zhvillohet ceremonia e inagurimit të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Shqipëria në këtë ceremoni ka si përfaqësues më të lartë Kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ai që prej datës 17 Janar ndodhet në SHBA ku është takuar me zyrtarë të lartë.

Kryeparlamentari është fotografuar së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përpara Kongresit Amerikan, aty ku po mbahet edhe ceremonia e inagurimit të Trump dhe ku Presidenti i SHBA do të kryejë betimin.
Kjo për faktin se të dy zyrtarët shqiptarë, ndodhen në SHBA të ftuar në ceremoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu