Ja kush janë nënkryetarët e Parlamentit të Maqedonisë

Në faqen zyrtare të Parlamentit, në vend të kryetarit të Parlamentit qëndron emri i Talat Xhaferit ku është zëvendësuar kryetari i deritanishëm, Trajko Velanoski.

Përveç Xhaferit, risi në faqe janë edhe emrat e nënkryetarëve të Parlamentit. Zëvendës të Xhaferit në këtë përbërje parlamentare do të janë Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Rafis Aliti nga BDI-ja dhe Renata Deskoska nga LSDM-ja.

Nga shërbimet e parlamentit, paraprakisht dërguan një njoftim deri në mediet se Xhaferi sot e ka pasur ditën e parë të punës në Parlament dhe se vet akti i pranim dorëzimit është kryer në mënyrë normale ashtu si i takon parimeve të parlamentarizmit.

Për momentin nuk ka paralajmërime për seancë të re parlamentare dhe ende nuk janë formuar grupet e deputetëve në Parlament


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu