Ja kush nuk paguan në pikat e pagesës në autostradat e Maqedonisë

Sipas Ligjit për rrugë publike, janë disa kategori të institucioneve dhe personave fizik që nuk paguajnë taksën në pikën e pagesës në autostradat e vendit. Dënim prej 100 deri në 300 euro shqiptohet për ate që nuk ruan fletëpagesën fiskale, informon INA.

Nga pagesa janë të liruar këta:

Makina të shoqëruara nga policia
Makina të policisë, ARM, Drejtorisë së Doganave, Ndihmës së Shpejtë, makinat zyrtare të evidentuara të disa ndërmarrjeve publike, Kryqi Kuq, Zjarrëfikësit, Makinat e funeraleve, etj.
Nga pagesa lirohen edhe disa kategori të qytetarëve që vuajnë nga sëmundje si: distrofija, multipleks skleroza, paraliza celebrale, paraplegija, hemiplegija, paraliza e fëmijëve, të verbërit me dëmtim mbi 90 për qind, persona në dializë, apo me amputime të dorës apo këmbës 80 për qind, të vërtetuara nga Fondi për Sigurim Pensional dhe shëndetësor.
Për këto kategori duhet të kenë edhe libreza anëtarësie të lëshuara nga Shoqatat e tyre, ku tek to shënohen edhe targat e makinës. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu