Ja me çfarë aeroplanë do nis udhëtimet kompania “Air Albania” (FOTO)

Avioni i parë i markuar si shqiptar është një Airbus A319-100, me të cilin kompania e parë shqiptare AirAlbania do të kryejë fluturimet që fillojnë sipas datës së njoftuar nga kryeministri me 31 gusht të këtij viti, nesër.

I dizenjuar me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe i shumë pompuar, ky avion rezulton se ka kaluar dorë më dorë në 5 kompani të ndryshme fluturimi nga Bankok Airways, për të përfunduar në Shqipëri në moshën 11 vjeçare tek Air Albania.

Sipas faqes specifike për avionët Planespotters thuhet:

I lyer së fundmi…Me linjë ajrore të re…Air Albania ka pikturuar trupin e avionit. Air Albania është themeluar në Shqipëri, ku Turkish Airlines është 49% aksionere e kësaj kompanie dhe fluturimet e saj do nisin me 31 gusht.”
Nisma për hapjen e Air Albania si linjë ajrore shqiptare është projekt i kryeministrit Rama nën kujdesin dhe mbështetjen e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, e cila u firmos me anë të një VKM-je në 16 maj.

Madje para kësaj date, me 8 maj 2017, Rama u takua në Tiranë me Drejtorin Ekzekutiv të Turkish Airlines, Ilker Ayci, ku u bë edhe shpallja publike e projektit të përbashkët.

Asokohe Rama deklaronte:

Me Zotin Ayci diskutuam për projektin që kam bërë me dije më parë, për ngritjen e një linje të re ajrore shqiptare, e cila ka nisur të projektohet falë mbështetjes së posaçme të Presidentit Erdogan dhe asistencës teknike të ekipit të Turkish Airlines.”
Kompania Turkish Airlines vihet në shërbim të dy krerëve të shtetit për të rezilusr vendimin që ata kanë marrë bashkërisht.

Por cili është produkti?!

Është një Airbus 11.3 vite i vjetër, ndërkohë që gjatë këtyre viteve është përdorur nga 5 kompani, Bankok Airways, CIT Leasing Corporation, Olympic Air, BH Airlines, Turkish Airlines dhe tani në Air Albania.

Pra, kompania e fundit që ka pasur një pronësi këtë avion, Turkish Airlines, çuditërisht bëhet edhe ndihmësja më e madhe e iniciativës për hapjen e Air Albania me po këtë avion.

E para kompania ajrore me flamurin shqiptar, e para kompania me kapital publik brenda saj, të paktën kështu ‘shitet’, dhe iniciohet drejtpërdrejt nga kryeministri i vendit?

Kur Rama ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook reklamat për këtë linjë shpesh është akuzuar si qytetarët se gjithçka po bëhet për përqindje fitimi personal, por sa është kjo e vërtetë nuk mund të themi asgjë me siguri.

Ajo që mbetet shqetësuese tani është mosha e avionit të Air Albania që gjithsesi Rama i quan avionët më të mirë në rajon, por edhe e gjithë avionëve që fluturojnë nga Shqipëria, të cilët kapin moshën 18.5 vjeçare.

Ortakët e kompanisë Air Albania

Air Albania është një projekt publik-privat-publik, ku ka si partnerë një kompani në pronësi të qeverisë turke, një kompani në pronësi të qeverisë shqiptare dhe një kompani private.

Respektivisht:

Albcontrol- kompania në pronësi të qeverisë shqiptare
Turkish Airlines- kompani me aksioner kryesor qeverinë turke
Kompania MND Investment shpk- kompani private e krijuar muajt e parë të këtij viti në pronësi të plotë të biznesmenit Sinan Idrizi dhe e bërë ortake në Air Albania.
JOQ.AL

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu