Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në faqen zyrtare rezultatet paraprake nga raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2025.
Nga pothuajse 30% e votave të përpunuara, përkatësisht nga 1.191 vendvotime nga gjithsej 3.474.
Kandidatët për kryetarë komunash nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tyre kryesojnë në gjithsej 52 komuna.
Koalicioni VLEN kryeson në 9 komuna,
LSDM në 7 komuna
Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI në 6 komuna,
ndërsa Partia Demokratike e Turqve (DPT) në një komunë.
Për komunat e tjera, si dhe për Qytetin e Shkupit, aktualisht nuk ka ende rezultate të publikuara.