Ja opsionet për formimin e qeverisë së re

Përfundimi i ri votimit në Tearcë të Tetovës ka nxjerr në opinion disa opsione të ndryshme për formimin e qeverisë së re, shkruan TetovaSot.

Është e ditur se as LSDM-ja e as VMRO-DPMNE-ja nuk mund që të formojnë një qeveri stabile në bazë të numrave që kanë realizuar gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016. Në situata të këtilla, subjektet politike shqiptare janë favorizuese ose vendimtare për përcaktimin e qeverisë së re dhe të ardhmes së saj.

Si opsion i parë për formimin e qeverisë së re është VMRO-DPMNE-BDI-ALEANCA. VMRO-DPMNE ka 51 deputet, BDI, 10 dhe Aleanca për Shqiptarët 3 deputet që bëjnë 64 deputet.

Si opsion i dytë për formimin e qeverisë së re është VMRO-DPMNE-BDI, VMRO-DPMNE ka 51 deputet ndërsa BDI ka 10 deputet, gjithsejtë bëjnë 61 deputet.

Si opsion i tretë për formimin e qeverisë së re është VMRO-DPMNE-BDI-ALEANCA PËR SHQIPTARËT- PDSH, VMRO-DPMNE 51 deputet, BDI 10 deputet, ALEANCA 3 deputet, PDSH 2 deputet që gjithsejtë bëjnë 66 deputet.

Si opsion i katërt për formimin e qeverisë së re është VMRO-DPMNE-BDI-ALEANCA, VMRO-DPMNE ka 51 deputet, BDI 10 deputet, PDSH 2 deputet, gjithsejtë bëjnë 63 deputet.

Si opsion i pestë për formimin e qeverisë së re është LSDM-BDI-ALEANCA, LSDM 49 deputet, BDI 10 deputet, Aleanca 3 deputet, që gjithsejtë bëjnë 62 deputet.

Si opsion i gjashtë për formimin e qeverisë së re është LSDM-BDI-PDSH, LSDM 49 deputet, BDI 10 deputet, PDSH 2 deputet, që gjithsejtë bëjnë 61 deputet.

Si opsion i shtatë për formimin e qeverisë së re është LSDM-BDI-ALEANCA-PDSH, LSDM 49 deputet, BDI 10 deputet, Aleanca 3 deputet, PDSH 2 deputet, që gjithsejtë bëjnë 64 deputet.

Si opsion i tetë dhe i fundit për formimin e qeverisë së re është VMRO-DPMNE-LSDM-BDI, VMRO-DPMNE 51 deputet, LSDM 49 deputet, BDI 10 deputet që gjithsejtë bëjnë 110 deputet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu