Pas përfundimit të mbledhjes të dy qeverive, Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij, Ramush Haradinaj, siç duket i është kthyer rolit të tij të ‘liderit’ të Ballkanit, pozicion që dikur ia dha kancelarja gjermane Angela Merkel.
Pas pyetjes që një gazetare kosovare i bëri kreut të qeverisë lidhur me faktin se cili ishte komenti i tij për deklaratën e presidenti të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ku ky i fundit pohoi se një pjesë mbi lumin Ibër do të jetë pjesë e Serbisë, vjen përgjigja diplomatike e Ramës.
Pyetje:
Pyetja ime është për të dy kryeministrat se i përgjigjeni komentit të presidenti të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili ka thënë se pjesën e Kosovë mbi lumin Ibër në të ardhmen e sheh si pjesë të Serbisë. A mendoni se është kërcenim për Ballkanin?
Rama: Ballkani është i lirë, secili ka ëndrrat e veta. Ne nuk jemi këtu për të komentuar ëndrrat e të tjerëve. Ne ëndrrën tonë e kemi të qartë dhe askush nuk na ndalon në realizimin e saj.
Haradinaj: Skam ndonjë ashtu…(Koment)
Rama: Më Mirë










