Ja pse dezertojnë komandot në ushtrinë shqiptare

Edhe ish-ministri demokrat, Besnik Mustafaj ka reaguar pas lajmit të postuar në Albeu.com për dezertimin e 4 komandove të cilët u arratisën gjatë një trajnimi në Britaninë e madhe.

Ish-ministri tha në News 24 se ky ishte një fenomen që ndoshte kudo jo vetëm në Shqipëri, dhe se shkak në rastin tonë është faktori ekonomik.

“Që mund të dezertojnë 4 ushtarakë, nuk është hata. Mund të ndodh edhe në të gjitha ushtritë. Kërkesa e shumë ushtarakëve për t’u larguar nga ushtria është shumë e rëndë. Ne jemi një ushtri e NATO-s, kemi një ushtri të vogël. Ne kemi një detyrim që 2 % e DDB duhet të shkojnë tek kuadri i financës së ushtrisë. Kjo kërkesë nga shumë pak vende, respektohet 2%.

Por ajo është bërë ultimative nga Trump. Pagesa bëhet një shkak i madh që ushtarakët të mos e gjejnë veten brenda saj. Kjo nxjerr një problem që ka ushtria jonë në raport me vetveten. Ky rast po shërben për të nxjerr një problem të madh brenda ushtrisë dhe kjo ka nevojë për analizë. Këto 8500 duhet të jenë në të njëjtën efiçensë me të tjerët. Nuk është punë e lehtë për ushtarin. Ata duhet të shpërblehen.”, tha Mustafaj.

Po ashtu Mustafaj u ndal edhe tek zhvillimet aktuale, siç ishte rasti i çështjes ‘Tahiri’ apo dhe abuzimi me tokat në Spille, pas të cilës dyshohet se fshihet ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi.

“Rama edhe Rroshin e ka marrë në sqetull dhe e ka mbrojtur. Tahiri dhe Rroshi janë investime politike të Ramës. Ne zbulojmë se veprimtari kriminale e Rroshit nuk qenka vetëm ajo e viteve 90. Duhet parë nëse Rroshi e ka ves atë gjë. Ky ka zakon që i merr vet vendimet dhe nuk ka asnjë aftësi autoreflektive (Rama). E njëjta gjë është edhe me Tahirin.”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu