Ja pse duhet ta mbyllni derën e dhomës para gjumit

Dyert e mbyllura ndihmojnë në shpëtimin e jetës së njerëzve. Arsyeja kryesore se dera e dhomës duhet mbyllur para se të bini në gjumë është është shumë e thjeshtë.

Në rast se banesa apo shtëpia juja përfshihet nga zjarri, dera mbyllur e dhomës ku ju jeni duke fjetur ngadalëson përhapjen e flakëve, redukton tymin toksik, përmirëson nivelet e oksigjenit dhe nuk lejon temperaturat përvëluese t’ju përfshijnë.

Mbyllja e derës bënë diferencën kur është puna për të dalë nga shtëpia në mënyrë të sigurt. Koha mesatare për të shpëtuar nga një zjarr në banesë ka shkuar nga 17 minuta në 3 minuta në dekadat e fundit për shkak të materialeve të ndezshme me të cilat ndërtohet shtëpia.

Rreth 60% e njerëzve të marrë në studim nga Instituti Kërkimor Amerikan UL, flenë me derë të hapur. Nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e vëmendjes. Shumica e njerëzve flenë me derë hapur sepse gabimisht besojnë se kjo është më e sigurt, por është e kundërta e asaj që zjarrfikësit rekomandojnë. Instituti i Kërkimeve të Sigurisë së Zjarrit UL ndërmorri një fushatë ndërgjegjësimi publik gjatë Javës Kombëtare të Parandalimit të Zjarrit në SHBA.

Fushata ‘Close Before You Doze’ kishte si qëllim të tregonte se si dyert e mbyllura mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së njerëzve. /21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu