Përderisa disa figura evropiane e botërore kanë dënuar dhunën e ushtruar sot nga policia e Spanjës ndaj votuesve në Barcelonë dhe në qytetet e tjera katalonase në referendumin e Katalonisë për pavarësi, të tjerët, e veçmas ata në shtetet e të cilëve ekzistojnë lëvizje separatiste, janë shprehur në mënyrë më të kujdesshme.
Edhe Serbia ka dalë me qëndrimin e saj pas trazirave të sotme në Kataloni, ku u mbajt referendumi për pavarësinë ose jo të rajonit nga Spanja. Gjithsej 761 njerëz janë lënduar, teksa policia spanjolle ka përdorur forcën në përpjekje për të penguar votimin në referendum, transmeton televizioni publik.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij mbështet qëndrimin zyrtar të Spanjës karshi referendumit katalanas, që ishte cilësuar i paligjshëm nga Gjykata Kushetuese e vendit.
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor, Spanja është një prej miqve më të mëdhenj të Serbisë”, ka thënë Daçiq.
“Madridi ka të njëjtin qëndrim rreth integritetit territorial të Serbisë”, ka theksuar Daçiq.
Kryediplomati serb ka krahasuar Kataloninë me Kosovën, të cilën ajo vazhdon të shohë si territor të saj, dhe pavarësinë e të cilës këmbëngul se nuk do ta njohë kurrë.
As qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga frika se do t’i legjitimonte në njëfarë mënyre tendencat separatiste në vendin e vet nëse do ta bënte një gjë të tillë.
Pesrson ma kontraverzë se ky më duket sae në Sërbi nuk ka.Dweklaron se në Kosovë nuk kemi kurgja as polici, as ushtri ,as armat e as pushtet në përgjithësi e në anën tjetër është kundër referendumit në Katoloni dhe pëlrkrah MADRIDIN -Spanjën vetënm për shkas sae aJo nuk e pranon Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.E atni ajo ballafao0het me shkaktarin që nuk e pranonte Kosovën si shtet.Sa për këtë misnistër të punëve të jashtëme ky deleratat ma shumë i jep si Kryetar i PSP se sa si ministër i punëve të mbrendshme Por e ka huj para zgjedhjeve si të gjith polikinanët partiajak të jep deklerata të tilla për marketing të mbrendshëmsepse priten që të mbahen zgjidhjet në Beograd e ndoshta edhe ato parlamentare .