Ja sa gjoba të regjistruara dje nga sistemi “Safe City”

Gjatë ditës së djeshme, përmes sistemit të kamerave të trafikut “Safe City”, janë regjistruar gjithsej 650 gjoba, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Nga to:
36 gjoba për kalim në dritë të kuqe,

590 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar,

24 gjoba për automjete të paregjistruara.

Gjithashtu janë shqiptuar 61 masa ndalimi për drejtim mjeti ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje më të rënda.

Nga MPB apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe sinjalizimin rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion në të gjithë vendin.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu