Ja sa kosovarë fituan sivjet lotarinë amerikane për “Green Card”

Qindra kosovarë patën fat këtë vit, ndërsa aplikuan për lotarinë amerikane. Sipas statistikave zyrtare të DV-21, 311 kosovarë fituan sivjet këtë lotari, duke u bërë kështu automatikisht fitues të “Green Card” amerikane, shkruan lajmi.net.

Numër më i madh i fituesve vijnë nga shteti fqinj i Kosovës, Shqipëria. Atje, 3 mijë e 962 persona që aplikuan u zgjodhën si fitues të lotarisë amerikane.

Lotaria amerikane gjithnjë ka tërhequr shumë aplikues nga Kosova, pas parasysh se fituesve u mundësohet qëndrimi dhe puna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu