Ja sa milion haxhilerë priten të fillojnë Haxhin të dielën

Dy milionë myslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit.

Këtë herë Haxhi nis më 19 gusht dhe përfundon në datën 24 të po këtij muaji. I konsideruar si një prej 5 shtyllave të Islamit, ai është një obligim që secili mysliman qe ka mundësi duhet ta përmbushë të paktën një herë në jetë.

Për mjaft haxhilerë, kjo është hera e parë që largohen nga shtëpia, duke i hyrë një rrugëtimi dhe sacrifice të kësaj natyre, në temperatura që kapërcejnë 40 gradë Celsius. Këtë vit, autoritetet saudite kanë krijuar aplikacione, me të cilat synojnë t’u vijnë në ndihmë haxhilëve me të gjitha procedurat, duke nisur nga udhëtimi e deri te kujdesi shëndetësor ndaj tyre. /MESAZHI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu