Ja sa milionë euro do të përfitojë Shqipëria, nëse kualifikohet në “Euro 2020”

UEFA ka miratuar buxhetin e ri në kongresin e mbajtur ditën e sotme në Sllovaki për kompeticionet si dhe projektet e ndryshme të futbollit që do të mbahen në Evropë.

Përfitimet për kombëtaret që do të kualifikohen në ‘Euro 2020’ do të jetë më i madh se në ‘Euro 2016’.

Kombëtaret që do të marrin pjesë do të përfitojnë 9.5 milionë euro. Fitorja në fazën e grupeve do të shpërblehet me 1.5 milionë dhe barazimi me 750 mijë euro.

Në fazën me eleminim direkt, në fazën e 1/8 skuadrat do të përfitojnë 2 milionë euro, në çerekfinale 3.5 milionë euro dhe në gjysmëfinale 5 milionë euro.

Skuadra fituese e evropianit do të përfitojë 10 milionë euro, ndersa ekipi nënkampion do të përfitojë 7 milionë.

Ndërkohë UEFA ka miratuar edhe një fond prej 14.1 milionë eurosh për 4 vite, për projektin ‘Hattrick’ i cili ka për qëllim të nxisë investimet për futbollin vendas për çdo federate, ku në total për këtë program do të investohen 775 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu