Ja sa paguan FSHF për pagat e stafit

Shpesh herë, gafat e FSHF-së, mundohen t’i justifikojnë me faktin që janë lapsuse të stafit të institucionit, apo ndonjëherë edhe me paaftësi të tyre. Në fakt, shifra që paguhet për stafin e Federatës është me të vërtetë shumë e majme.

Kur thuhet “staf i FSHF-së” nuk përfshihen pagat e trajnerëve të ekipeve kombëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, anëtarët e Komisioneve gjyqësore apo edhe arbitrat.

Asnjë prej tyre. Në staf janë sektori i financës, ku përfshihen arkëtarë dhe magazinier, sektori i marrëdhënieve me median, ku përfshihen specialist dhe fotografë, sektori i marketingut, që ka dy të punësuar dhe disa sektore të tjerë administrative.

Në total, shifra e paguar në vitin kalendarik 2016, nga 1 janari deri më 31 dhjetor janë plot 860 milionë lekë, gati 200 milionë më tepër se viti 2015. Fusha zgjedhore po afron dhe pritet që edhe në 2017 të rritet sërish buxheti për stafin e afërt të presidentit Duka.

Dhe këto janë paratë që sigurohen nga të ardhurat e UEFA-s, e drejta televizive apo kuotat e klubeve…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu