Ja sa po shkon çmimi i banesave për metër katror nëpër Evropë

Ja cilat janë qytetet europiane ku duhet të shpenzoni më shumë para për një apartament, ku çmimi shkon deri në 13 mijë euro për metër katror.

Në Mynih, një nga qytetet më të njohura në Gjermani, blerësit vitin e kaluar duhej të paguanin mesatarisht 10.500 euro për metër katror për një apartament në një ndërtesë të re, ndërsa në kryeqytetin francez Paris, një nga qytetet më romantike, u paguan 13.000 euro për metër katror.

Disi më të lira janë Londra, Oslo dhe Frankfurt, ku çmimi mesatar për metër katror është 8400 euro. Në Amsterdam, një qytet që është një destinacion gjithnjë e më popullor për të jetuar, metri katror ishte 7600 euro dhe në Kopenhagë 7300 euro.

Në Hamburg, qyteti i gjashtë më i madh në Bashkimin Evropian, blerësit paguanin 6900 euro dhe në Berlin 400 euro më pak, ose 6500 për metër katror.

Nga ana tjetër, Bullgaria është një vend që tërheq një numër në rritje të investitorëve të huaj dhe blerësve të pasurive të paluajtshme për shkak të aksesueshmërisë, bukurisë natyrore dhe mundësive të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse pronat e paluajtshme më të përballueshme janë në qytetet bullgare Varna dhe Burgas, ku një apartament i ri mund të blihej mesatarisht për 900 euro për metër katror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu