Nga 1525 teste të kryera në 24 orët e fundit, janë regjistruar 237 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa 8 pacientë kanë humbur betejën. Ndërkohë që edhe sot numri i të shëruarve është shumë i lartë në krahasim me numrin e të infektuarve. Janë shëruar gjithsejtë 460 pacientë.
“Në 24 orët e fundit janë kryer 1525 teste prej të cilave 237 kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë në:
Shkup-123,
Kumanovë15,
Dibër-1,
Shtip-4,
Prilep-8,
Tetovë-7,
Strugë-11,
Veles-5,
Manastir-5,
Ohër-13,
Kvadar-11,
Gjevgjeli-6,
Strumicë-5,
Kriva Pallankë-3,
Radovish-2,
Koçanë-3,
Probishtip-1,
Demir Hisar-1,
Berovë-2,
Vinicë-1,
Sveti Nikollë-1,
Kërçovë-2,
Resnjë-1
Negotinë-6”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë që kanë ndërruar jetë 8 pacientë dhe atë një nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Shtipi, një nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Radovishi dhe një nga Koçani.










