Gjatë 24 orëve të fundit nga 1535 teste të kryera institucionet shëndetësore në vend kanë regjistruar 129 raste të reja të të infektuarve. Ndërkohë që 109 pacientë janë shëruar ndërsa 6 të tjerë kanë humbur betejën me Kovid-19.
Më shumë të shëruar janë regjistruar në Shkup -60 ndërsa në kryeqendër janë regjistruar edhe 45 të infektuar. Pas Shkupit pason Shtipi me 25 të infektuar.
Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi epidemisë arrin afër 10 mijë, numri i pacientëve të shëruar është 5.254, të vdekurve 445, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4.079.










